Kulturë
Shkronjat

Tashmë kanë filluar të lansohen në kanalin Youtube këngë nga shtetet pjesëmarrëse të garës më të njohur të këngës, Eurovision.

Kompeticioni më i ndjekur i këngës në Evropë pritet të mbahet më 13 maj, përderisa gjysmëfinalet priten të mbahen më 11 dhe 13 maj, shkruan KosovaPress.

 Si partneri më i madh televiziv, Britania e Madhe e ka të garantuar finalen.

Transmetimi do të bëhet edhe nga BBC, ndërkohë që prezantuesit nuk janë bërë ende të ditur.

Si çdo vit ngjarja mbahet në shtetin i cili ka fituar garën e që këtë vit do të mbahet ne Ukrainë, pasi që fituesja e vitit të kaluar ka qenë këngëtarja e famshme Jamalia me këngën e saj me mesazh shumë të fortë me titull “1944”.