Kuriozitete
Shkronjat

31 janari shënon një spektakël qiellor ku hëna do të performojë 3 fenomene të ndryshme brenda një nate të vetme.

Për herë të parë në 152 vjet do të mund të shohim atë që quhet ‘hëna e përgjakur blu’. Hëna mbrëmjen e sotme do të shfaqet më e madhe, më e ndritshme dhe do të japë një shkëlqim të kuqërremtë.

Ky fenomen i cili për herë të fundit ka ndodhur në vitin 1866 do të bashkojë hënën blu (një hënë e dytë e plotë në një muaj kalendarik), hënën e përgjakur (një moment gjatë një eklipsi ku ajo duket e kuqe) dhe super hënën (kur hëna është shumë pranë Tokës duke e bërë atë të duket shumë herë më e madhe dhe më e ndritshme)./TopRadioTirana/