Kuriozitete
Shkronjat

Studim më i ri ka zbuluar se kosi mund të trajtojë depresionin. Ai përmban bakterin probiotik laktobacilus.

Eksperimentet tek minjtë kanë treguar se ky ‘bakter i mirë’ ndihmon në lehtësimin e stresit, depresionit dhe tensionit në gjak.

Hulumtuesit shkencorë nga Shkolla Mjekësore në Virxhinia kanë zbuluar se ky bakter në zorrë ul nivelet e një substance në gjak, e quajtur kynurenine, që nxit depresionin. Ky zbulim i ri, sipas shkencëtarëve, mund të ndihmojë në trajtimin e shëndetit mendor në mënyra natyrale, pa pasur nevojë për ilaçe toksike.