Kuriozitete
Shkronjat

Një plazh i zhdukur 33 vjet më parë është rishfaqur rastësisht.

Një dallgë e çuditshme solli me vete mijëra tonë rërë prapa në bregun e fshatit irlandez Doogah, duke rikrijuar kështu një plazh 300m të gjatë.

Plazhi ishte zhdukur gjatë vitit 1984 pasi dallgët kishin hequr gjithë rërën – duke lënë vetëm gurë uji prapa, transmeton Gazeta Express.

Por tani plazhi mrekullisht është kthyer përsëri pasi mijëra tonë rërë u kthyen në plazh në prill.

Banorët shpresojnë që plazhi të mos zhduket më, në mënyrë që të shfrytëzohet gjatë viteve të ardhshme.