Kuriozitete
Shkronjat

Në akullnajën Taylor në Antarktik është një ujëvarë në të cilën rrjedh ujë më ngjyrë gjaku.

Kjo ujëvarë është zbuluar në vitin 1911 dhe që nga atëherë është emëruar si ‘Ujëvara e Gjakut’, transmeton Express. Por çfarë e bënë ujin që rrjedh në këtë ujëvarë të ketë ngjyrë të kuqe gjaku?

Shkencëtarët kanë arritur të hartojnë një shpjegim të qartë shkencorë për këtë fenomen. Padyshim që më herët është kuptuar se uji ishte i përzier me oksid hekuri, i ngjashëm me ndryshkun i cili i jepte ngjyrën, por nuk dihej se çfarë e shkaktonte atë. Në vitin 2015 ishte bërë një studim i cili tregonte se ‘Ujëvarat e Gjakut’ ishin pasojë e gërryerjeve nga një rrjet i brendshëm nënujorë.

Por, më vonë në një shkrim të botuar në revistën shkencore për akullnaja, ‘Journal of Glaciology’, shkencëtarët Jessica Badgely nga Colorado College dhe Erin C. Petit nga University of Alaska Fairbanks shpjeguan fenomenin që shkaktonte këto ujëvara.

Me anë të eko lokatorëve ata identifikuan të gjithë rrjetin e kanaleve deri tek burimi i ujit që nxirrej jashtë. Ata treguan se thellë poshtë akullnajave dhe brenda tyre krijohej presion mbi një solucion të ujit të kripur si pasojë e lëvizjeve të ujit dhe akullnajave. Kjo krijonte presion mbi ujin e kripur të cilin e shtynte që përmes një sistemi të brendshëm kanalesh të dilte në sipërfaqe.