Kuriozitete
Shkronjat

Çdo shenjë horoskopi dallon nga tjetra në bazë të disa karakteristikave. Edhe kur bëhet fjalë për gjumin dhe sesa orë duhet të flejë secila prej tyre, sërish ndryshojnë. Në këtë artikull do t’ju tregojmë sesa orë gjumë duhet të flejë çdo shenjë e horoskopit.

Dashi: 30 minuta;                                                                                                                I dashur Dash, energjia juaj e pashtershme do t’ju mbajë zgjuar për ditë me radhë. Kështu që ju nuk keni nevojë për shumë gjumë, pasi në pjesën më të madhe të kohës jeni plot me energji.

Demi: Gjatë gjithë ditës dhe çdo ditë;
Demi dallon si një shenjë shumë dembele. Nëse nuk i gjeni ulur apo duke ngrënë, me siguri do të jenë duke fjetur. Mund të flenë gjithë ditën dhe nuk mërziten aspak.

Binjakët: Gjumë i shkurtër dhe me intervale;
Binjakët e kanë patjetër të nevojshme “të marrin një sy gjumë” pasi kanë ngrënë, punuar apo bërë një aktivitet të caktuar.

Gaforrja: Duan të flenë vetëm kur janë të mërzitur;
Gaforret janë shumë të zënë me gjërat e tyre, por kur diçka shkon keq ato flenë aq shumë, sa mund të krijojnë edhe varësi.Luani: “Po marr një sy gjumë”;
Luani dallohet për këtë veçori, saqë e ka të nevojshmë të “marr një sy gjumë” disa herë gjatë ditës. Mbreti, pra!

Virgjëresha: 8 orë gjumë çdo natë.
Kjo shenjë nuk bën shaka me shëndetin. Nëse doktori i thotë që duhet të flejë 8 orë në ditë ose dy, ato do ta zbatojnë menjëherë.

Peshorja: 2 orë në natë dhe 10 të tjera për të rikuperuar balancën;
Të dashur Peshore, ju keni gjithmonë nevojë për balanca në jetën tuaj. Nëse e keni kaluar të gjithë javën të zënë dhe me pak orë gjumi, fundjava do t’ju gjejë duke fjetur.

Akrepi: Nuk ia ka asnjëherë idenë;
Ju jeni një shenjë misterioze dhe diskrete, por kur bëhet fjalë për gjumin, as vetë nuk e keni idenë sesa orë mund të flini.

Shigjetari: 5 orë dhe mund t’i zërë gjumi kudo;
Një shigjetar mund të flejë kudo, madje edhe me rroba e këpucë veshur.

Bricjapi: Për to orët nuk kanë rëndësi, por mënyra sesi flenë;
Bricjapët janë të dhënë pas parave dhe suksesit, kështu që gjumi nuk ka shumë rëndësi për to. Mjafton të flenë mirë, qoftë edhe pak orë.

Ujori: Flenë shpejt, zgjohen shpejt;
Ju i gjeneroni idetë tuaja më të mira duke fjetur. Flini shpejt dhe zgjoheni po aq shpejt.

Peshqit: 4 orë kur jeni të lumtur, 15 kur jeni të stresuar;
Ju e sfidoni aq shumë veten kur jeni të lumtur, saqë mund të rrini net pa gjumë.