Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, tha sot se nëse Serbia do ta ketë shef të dialogut presidentin e saj atëherë edhe Kosova do ta ketë shef të dialogut presidentin, Hashim Thaçi.
Thaçi: Sikurse Pavarësinë e Kosovës edhe ushtrinë do ta votojnë 109 deputetë
Kosova do ta ketë ushtrinë e saj dhe se kjo do të bëhet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, SHBA-në dhe NATO-n.
Konjufca: Haradinaj nuk po mund të dalë nga grushti i Thaçit dhe xhepi i Veselit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca ka theksuar se kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj janë dorëzuar karshi Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Hashim Thaçit.
Aktakuzë për dileren e drogës
Prokuroria Themelore ne Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarës A.Sh., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Në QKMF mungon insulina, qytetarët shprehen të revoltuar (Video)
“Insulinat për muajin shkurt nuk kanë ardh” ky është mbishkrimi në barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë. E për këtë disa qytetarë të cilët vuajnë nga diabeti sot janë shprehur të revoltuar për shkak që atyre po u mungon ilaçi I cili është I domosdoshëm për ta.
Të strehuarit duan të kthehen në Shqipëri por shtëpitë i kanë të shkatërruara, kërkojnë ndihmë (Video)
Kanë kaluar disa ditë që nga tërmeti që lëkundi Shqipërinë, por ende të freskëta i ka ato momente frike e ankthi Arben Luga nga Shijaku i cili është strehuar në hapësirat e shoqatës humanitare “Bashkësia Familja”.
AKR-ja pak deputetë, shumë ministri
Aleanca Kosova e Re (AKR) e Behgjet Pacollit, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar të hënën me drejtues të koalicionit PAN, do të ketë hise të madhe në qeverinë “Haradinaj”, shkruan sot, gazeta Zeri.
AKR-ja, që i ka katër deputetë në Kuvendin e Kosovës, do t’i marrë 5 ministri të rëndësishme, si dhe u janë garantuar 7 poste të zëvendësministrave.
Aq dikastere qeveritare sa AKR-ja nuk do t’i kenë bashkërisht AAK-ja e Ramush Haradinajt dhe Nisma e Fatmir Limajt, të cilat i kanë hiç më pak se 16 deputetë në Kuvend ndonëse këto dy subjekte politike nuk do të mundë t’i marrin më shumë se gjashtë ministri në Qeverinë e re.
Ramush Tahiri, njohës i çështjeve politike, ka vlerësuar punën negociatore të Behgjet Pacollit me PAN-in. Sipas tij, Pacolli ka marrë maksimumin e mundshëm në Qeveri, me një numër të vogël të deputetëve.
“Pacolli e ka nxjerrë maksimumin. Me 4 deputetë aktualisht, por nëse Pacolli hyn në Qeveri do t’i mbeten vetëm tre deputetë, ka nxjerrë 5 Ministri dhe 7 zëvendësministra, plus postin për president në mandatin e ardhshëm”, ka thënë Tahiri për “Zërin”.
Sipas tij, arsyeja se pse Pacolli nuk ka pranuar më herët të bashkëpunojë me PAN-in është për shkak se AKR-ja e ka ditur vlerën e saj dhe nuk ka dashur “të shitet lirë”.
“AKR-ja nuk ka pranuar të shkojë me pazar të ulët”, u shpreh Tahiri.
22 biznese përfitojnë grante, synimi është fuqizimi dhe zgjerimi i tyre (Video)
Komuna e Gjakovës përkatësisht drejtoria e zhvillimit ekonomik ka publikuar listen e bizneseve të cilat janë përfituese të granteve komunale për vitin 2019. Janë gjithësej 22 biznese të fushës së prodhimit, përpunimit dhe artizanateve tradicionale tha mes tjerash drejtori i zhvillimit ekonomik Ferdinand Kolaj.