Lajme
Shkronjat

“Insulinat për muajin shkurt nuk kanë ardh” ky është mbishkrimi në barnatoren  e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë. E për këtë disa qytetarë të cilët vuajnë nga diabeti sot janë shprehur të revoltuar për shkak që atyre po u mungon ilaçi I cili është I domosdoshëm për ta.

Zyrtarët e QKMF-së thanë se një gjë e tilë nuk po ndodh për fajin e tyre po për shkak të mos furnizimit nga Ministria e Shëndetësisë.Mirëpo qytetarët apeluan që të ndërrmirren masa për këtë qështje.

Nga ana tjetër drejtoresha e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale pranë kuvendit komunal,  Adelina Shehu Kola përmes telefonit ka thënë për televizionin Syri Vision se ka kontaktuar me ushtruesen e detyres së kryeshefit të divizionit të farmacisë pranë Ministrisë së Shëndetësisë Fatbardha Murtezin e cila ka informuar se që nga nesër do të fillojë procedura urgjente e tenderimit për një sasi të vogël të furnizimit me insulinat novomix dhe novorapid sa për këtë muaj, mirëpo edhe sasia që do të vjen do të jetë e limituar për shkak të vonesave të mëhershme në tenderim. Andaj për këtë qështje drejtoria e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale nuk është fajtore  sepse furnizimi me insulin bëhet nga Ministria e Shëndetësisë, ka shtuar më tej drejtoresha Adelina Shehu- Kola. Ajo është shprehur se mbesim me shpresën që ky problem të rregullohet së shpejti dhe qytetarët të cilët vuajnë nga sëmundja e diabetit të trajtohen në mënyrën më të mirë dhe të mos të ballafaqohen me mungesë të ilaçit I cili është I domosdoshëm për ta siq është insulina. /TV Syri Vision/