Gjakova
Shkronjat

Kanidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga Alternativa Mimoza Kusari-Lila e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj në kuadër të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale sot është takuar me qytetarët e bashkësisë së 7 lokale.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e kësaj ane Kusari Lila tha se përkundër sfidave në komunën e Gjakovës janë realizuar projekte të shumta. Liderja e Alternatives përmendi edhe disa projekte të cilat sipas saj do të realizohen gjatë qeverisjes së Alternativës. Në këtë takim I pranishëm ishte edhe deputëti Ilir Deda I cili I ftoj qytetrët që të dalin masovisht në zgjedhjet e 19 nëntorit. Ndër të tjera u tha se vula e suksesit të katër viteve të para do të vuloset me 19 nëntor dhe me votën tuaj ky sukses do të vazhdoj edhe përgjatë katër viteve tjera të qeverisjes.Në kuadër të aktiviteteve të fushatës elektorale për balotazh në Gjakovë, kandidatja për kryetare të komunës nga radhët e Alternativës Mimoza Kusari Lila është takuar me përfaqësues të bizneseve të prodhimit në këtë komunë.Kusari Lila iu drejtua të pranishmëve duke thënë se gjatë qeverisjes time do të konfirmoj përkushtimin tim në raport me zhvillimin ekonomik lokal. Ajo premtoj se do të rritet fondi I granteve për biznese si dhe shtylle e qeverisjes saj do të jenë qendrat e aftësimit profesional. Në qeverisjes e Alternativës nuk do të mungojë bashkëpunimi, mbështetja, trajtimi I njëjtë, ofrimi I mundësive të bizneseve, qendrave inovative, sektorit privat, ndërmarrësisë dhe prodhimit në mënyrë që të rritet zhvillimi ekonomik në komunën e Gjakovësu u tha me këtë rast./TV Syri Vision/