Gjakova
Shkronjat

Javë më parë, bodybuilderja nga Gjakova, Geta Beqa rrëmbeu vendin e parë në garat e mbajtura në shtetin spanjoll, në evenimentin sportiv “Wellnes Fitness IFBB 2017”. Ndërsa sot ajo ka qëndruar në Gjakovë, ku është takuar me kryetaren e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lilën.

“Kënaqësi të takoj fituesen e këtij viti në  #IFBB2017 Gettfit Getta Beqa e cila javë më parë në Barcelonë u kurorëzua me medaljen e artë për Wellness fittness dhe ngriti flamurin e Kosovës në Spanjë. Getta Beqa rastis të jetë nga Gjakova, me çka shton numrin e fituesve të kultivuar nga qyteti bazë i shumë sporteve tjera” ka shkruar Kusari-Lila në rrjetin e saj social facebook, për takimin që ka pasur me Beqën. /Tv Syri Visiion/