Gjakova
Shkronjat

Sot në KRU “Radoniqi” u mbajt punëtoria për shpalosjen e Raportit Fillestar (Komponenta B – Masat Shoqëruese) - nga ana e Konsulentit, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të : KRU “Radoniqi, Komuna e Gjakovës dhe ARRU.

U prezantua Raporti dhe më pas u diskutua nga të pranishmit rreth të gjeturave të këtij raporti.

Nga konsulenti u tha që në muajt në vazhdim fokusi kryesor do të jetë në riorganizimin e strukturës së KRU Radoniqi, propozimin për përmirësimin e sektorit të IT-së dhe draftimin e strategjisë për marrëdhënie me publikun.