Gjakova
Shkronjat

Pesë shkolla të mesme të ulëta të qytetit të Gjakovës u bënë pjesë e edicionit të 22-të të revistës memoriale “Nura Domi Bejtullahu”. Risia e këtij festivali të sivjetmë ishte se për herë të parë kishte karakter garues.

Në 22 vjetorin e organizimit të revistës memoriale “Nura Domi Bejtullahu” interesimi I fëmijëve për të luajtur në skenën e teatrit të qytetit të Gjakovës ishte I madh. Në festivalin e sivjetëm morën pjesë pesë shkolla të mesme të ulëta.E motoja e e dramës që ato e przantuan para publikut ishte “buzëqesh për lumturi”.  Risia e këtij festivali teatror të fëmijëve ishte se për herë të parë kishte karakter garues, dhe kjo ishte arsyeja që I njejti tekst është luajtur nga të gjitha shkollat në mënyrë që të bëhen vlrësimet nga juria. Nxënësit që ishin pjesë e këtij festivali u shprehën të lumtur që realizuan me sukses rolet dhe shfaqjet e tyre. Secili prej tyre kishin rolet e veqanta dhe u munduan që të përcjellin mesazhe te ndryshme tek publiku. Për më shumë se 22 vite breza të shumtë luajtën në këtë skenë e që sot janë aktor me emër,. Sipas organizatorëve edhe këta fëmijë të cilët sot ishin pjesë e revistës memoriale“Nura Domi Bejtullahu” po e sjellin magjinë  e artit skenik./TV Syri Vision/