Gjakova
Shkronjat

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti nga radhët e Vetëvendosjes sot ka qëndruar në komunën e Gjakovës. Ai erdhi i shoqëruar me kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga ky subjekt politik, për tu ndalur fillimisht në ndërmarrjen shoqërore “Elektromotori”.

Në prononcimin e tij për media, Kurti u shpreh se ajo cfarë ka ndodhur me ndërmarrje si kjo në periudhën e pasluftës është krim ekonomik.

Rreth vizitës, por edhe premtimeve për riaktivizim të kësaj ndërmarrjeje, foli drejtori i kësaj shoqërie aksionare.

Kurti vizitoi edhe ndërmarrjen shoqërore “Metaliku”. Edhe këtu, ai foli për hapat që do të ndërmerr si kryeministër i ardhshëm i Kosovës, për riaktivizim e punës këtu.

 

Në këto ndërmarrje, para luftës së fundit në Kosovë, kanë qenë të punësuar më shumë se një mijë punëtorë, të cilët vinin nga të gjitha komunat e Kosovës./Tv Syri Vision/