Gjakova
Shkronjat

Ky objekt i kompanisë rajonale të ujësjellësit “Radoniqi”, së shpejti do të marrë një pamje krejt tjetër. Kjo, si rezultat i punimeve intensive që po bëhen për renovimin e tërësishëm të tij. Por ky nuk është i vetmi investim, që po realizohet nga kjo kompani. Edhe objekti administrativ, i cili ndodhet pranë Liqenit të Radoniqit është afër finalzimit. Në fakt një ndërtesë e tillë, ka ekzistuar edhe më parë, por e dëmtuar dhe jonfunksionale. Detaje rreth këtyre projekteve, por edhe të atij për ndërtimin e fabrikës së përpunimit të ujërave, ka dhënë kryeshefi ekzekutiv i kompanisë rajonale të ujësjellësit “Radoniqi”, Ismet Ahmeti.

E për fabrikën e re të përpunimit të ujit si dhe objektin e administratës në digë të Liqenit të Radoniqit, ka folur inxhineri Faruk Polloshka.

Duke folur për projektin e renovimit të objektit të drejtorisë, inxhineri Jeton Kadiri është shprehur se rëndësi të veqantë gjatë hartimit të projektit i është kushtuar eficincës së energjisë.

Kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, ka folur edhe për projektin e impiantit të ujërave të zeza.

 

Kompania rajonale e ujësjellësit “Radoniqi” është vlerësuar si kompania me shërbimin më të mirë ndaj konsumatorëve të saj në nivel të Kosovës./Tv Syri Vision/