Gjakova
Shkronjat

Zgjodhën pikërisht ditën e hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, që të mbajnë një mbledhje së bashku. Anëtarë të sindikatës së pensionistëve në Gjakovë, u mblodhën në këtë zyre, që të përgatisin një koncept të përbashkët në lidhje me kërkesat që do t’iu drejtojnë subjekteve politike gjatë këtyre ditëve të fushatës.

Mirëpo, kryetari i kësaj sindikate thotë se që nga paslufta kanë pasur premtime të shumta nga politikanët, e pak është bërë në këtë aspekt në momentin kur ato kanë qeverisur me vendin. Shpresa e pensionistëve kosovarë se do t’iu vinë ditë më të mira, nuk mungon as kësaj here.

Brenga kryesore edhe për anëtarët e tjerë të sindikatës pensionale në Gjakovë, mbetet kthimi i fondit pensional nga Serbia, si dhe ndryshimi i ligjit për pensionet.

 

 Deri në ditën kur këtu do të vinë parti të ndryshme politike gjatë fushatës zgjedhore, pensionistët thanë se do të jenë të përgatitur me fakte konkrete në lidhje me atë që është bërë deri më tash për ta, por edhe kërkesat e kahmotshme të tyre./Tv yri Vision/