Lajme
Shkronjat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca ka theksuar se kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj janë dorëzuar karshi Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Hashim Thaçit.

Ai këto komente i ka bërë në një prononcim për media në hollin e Kuvendit, ku ka thënë se “Haradinaj nuk po mund të del nga grushti i Thaçit dhe xhepi i Veselit”.

“Çkado qe ta rekomandojnë Thaçi e Veseli, Haradinaj nuk ka qare pa e bërë atë, sepse udhëhiqet nga principi i lakmisë për pushtet. Mundësia që PDK ta rrëzojë kur të dojë Haradinajn nga pushteti, e ka sjellë kryeministrin në atë pikë që i gëlltit ato që i ka thënë më herët. Unë mendoj se Haradinaj dhe Limaj janë vagonat që do t’i shtohen Thaçit në negociatat me Serbinë”, ka shtuar Konjufca.