Lajme
Shkronjat

Prokuroria Themelore ne Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarës A.Sh., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas aktakuzës e pandehura A.Sh.  me datë 17 janar 2017, në pikën kufitare të Vërmicës, është gjetur se pa autorizim ka transportuar me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes substanca psikotrope të llojit  marihuan  të cilët me ligj janë shpallur si narkotik.

Po ashtu, pas ndalimit të akuzuarës A.Sh. në pikën kufitare të Vërmicës, në hyrje nga Shqipëria për në Kosovë dhe pas kontrollimit të detajuar i është gjetur një qese e madhe prej letre, pronë e të akuzuarës e cila në brendi kishte dy paketime me lëndë psikotropike të llojit marihuanë me një peshë prej 1.152,91 gram dhe 860.34 gram si dhe një qese e vogël me peshë 3.32 gram, me peshë të përgjithshme prej 2.016,57 gram.

Pas ekzaminimit të mostrave në Laborator të këtyre sasive të gjetura tek e akuzuara, është vërtetuar se  lëndët narkotike janë të llojit canabis (marihuan)./KosovaPress/