Lajme
Shkronjat

Në pasditen e sotme janë përuruar dhe janë inspektuar shumë projekte infrastrukturore. Fillimisht kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët bënë përurimin e tri segmenteve të rrugëve „Vëllezërit Avdullahu“ e „Valenton Spahiu“ në paralagjen Dardania si dhe inspektuan punimet të cilat janë në finalizimin e rrugës „Fitim Domi“.

Falënderues për këto projekte u shprehen banorët e lagjës Dardania

Një tjetër projekt që sot u përurua është edhe rruga „Martirët Qerkezi“në fshatin Rogovë të Hasit vlera e të cilës është mbi 27,000 Euro. Me këtë rast Gjini tha se në këtë vit janë asfaltuar mbi 60 kilometra rrugë pa i llogaritur projektet madhore.

Ndërsa banorët thanë se ka edhe kërkesa të tjera që presin të realizohen.

Edhe në fshatin Molliq u përuruan 6 segmente rrugore në gjatësi prej 750 metra në vlerë të investimit prej 50 mijë euro.

Sipas kryetarit Gjini në ditët në vazhdim edhe  në zona të tjera të Gjakovës do të ketë punime të tilla infrastrukturore, të cilat janë investim nga qeverisja komunale.