Bota
Shkronjat

Agjencia qendrore amerikane për zbulim (CIA) njoftoi se amerikanët duhet të jenë të shqetësuar pasi “Wikileaks” publikoi disa mijë dokumente të papërpunuara zbuluese, në të cilat theksohen hollësi si CIA i zbaton aktivitet e saj hakerike.

CIA nuk konfirmoi nëse dokumentet janë vjedhur. Zëdhënësja e agjencisë, Heter Frik Hornijak deklaroi se CIA nuk do ta komentojë besueshmërinë e dokumenteve, e as përmbajtjen e tyre.

Sipas Hornijak, kjo jo vetëm që mund t’i rrezikojë amerikanët dhe agjentët e CIA-s, por mund të shfrytëzohen këto informacione me qëllim që të rrezikohet siguria kombëtare e SHBA-së.

‘WikiLeaks’ njoftoi CIA “para pak kohe” e humbi kontrollin ndaj mjeteve të saj të mëdha hakerike, si dhe me dokumentet e ndërlidhura.

Kjo organizatë theksoi se arkivi i publikuar ka qarkulluar mes hakerëve, të cilët më parë kanë punuar për qeverinë amerikane, ndërsa disa prej tyre ia kanë dhënë një pjesë të dokumenteve të ‘’wikiLeaks’.