Bota
Shkronjat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, porositi të martën në Ankara se përgjigjja pozitive e qytetarëve në referendumin, i cili do të mbahet më 16 prill në këtë vend për zgjerimin e kompetencave presidenciale, do të ishte përgjigjja më e mirë për armiqtë e Turqisë, ndërsa Gjermaninë dhe Holandën i quajti “shtete bandite”, të cilat dëmtojnë Bashkimin Evropian.

Erdogan njëkohësisht në fjalimin drejtuar të punësuarve në sektorin shëndetësor, të cilin e transmetoi direkt televizioni turk, u ka bërë thirrje emigrantëve turq që të mos votojnë për “qeveritë dhe racistët” në zgjedhjet e ardhshme evropiane, transmeton Reuters.