Bota
Shkronjat

Shtetasit e Holandës sot do të votojnë në zgjedhjet parlamentare, ku do të marrin pjesë 28 parti, gjegjësisht 1.114 kandidatë të cilët luftojnë për 150 vende të deputetëve.

Të drejtë vote kanë 12,9 milionë banorë.

Analistët theksuan se beteja kryesore do të zhvillohet midis Partisë liberale (VVD) të kryeministrit holandez Mark Rute dhe Partisë për liri (PVV) e djathtistit ekstrem, Gert Vilders.

Pritet se qeveria e re holandeze do të jetë me koalicion, ndërsa shumica e partive janë deklaruar se nuk dëshirojnë të bashkëqeverisin me PVV-në.

Edhe pse me muaj ishte në vendin e parë, Vilders ka rënë në vendin e dytë dhe tani ka më pak mbështetje nga qytetarët në krahasim me kryeministrin holandez.

Njëherit, Vilders, angazhohet për mbylljen e xhamive, ndalesë të Kuranit, mbyllje të kufijve dhe dalje të Holandës nga Bashkimi Evropian.

Për fitore në zgjedhjet në Holandë nevojitet të fitohen 76 vende të deputetëve.

Sondazhet e fundit treguan se VVD mund të fitojë midis 23 dhe 27 vende, ndërsa partia antimigruese e Vilders mund të konsiderojë të paktën në 23, nga gjithsej 150 vende të deputetëve.

Falë sistemit të ndërlikuar proporcional në Holandë, madje edhe partitë e vogla mund të luftojnë për numër të caktuar të vendeve të deputetëve dhe të marrin rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë së re.

Në tentimin për të tërhequr ithtarë të Vilders edhe kryeministri holandez Rute u porositi qytetarëve të Holandës, të cilët kanë prejardhje migruese, të sillen normal dhe t'u përshtaten vlerave holandeze ose të largohen nga vendi.

Debati më i madh gjatë fushatës parazgjedhore u zhvillua për mbrojtjen shëndetësore, pensionet dhe kushtet për punë.

Edhe pse rezultatet zyrtare nga zgjedhjet duhet të kumtohen më 21 mars, ndërsa parlamenti i ri holandez të krijohet dy ditë më vonë, negociatat për formimin e qeverisë mund të zgjasin madje edhe disa muaj.