Bota
Shkronjat

Në Britani të Madhe në periudhën ndërmjet viteve 2015 dhe 2016, është dyfishuar numri i paraqitjeve në polici për shkak të aktiviteteve me dronë.

Sipas të dhënave të Shoqatës Press, më së shumti ankesa për dronët anë ato për të cilët njerëzit i përdorin për të spiunuar fqinjët dhe ata që hajnat i përdorin për vëzhgimin e shtëpive.

Në raport, po ashtu, përmendet se dronët përdoren edhe për trafikimin e mallit në burgje. Frika te njerëzit për shkak të këtyre pajisjeve është rritur kur në disa raste për pak janë mënjanuar disa aksidente të aeroplanëve për shkak të dronëve, transmeton KosovaPress.

“Dikur kemi pasur mure pas të cilave kemi mundur të punojmë çfarë të dëshirojmë në oborrin tonë. Çdo gjë ka ndryshuar për shkak të dronëve”, ka thënë profesori i Universitetit Birmigham, David Dunn.

Në Britani të Madhe në vitin 2014 janë regjistruar 283 raste të paraqitura në polici në lidhje me dronët. Ky numër në vitin 2015 u rrit në 1.237, ndërsa vitin e kaluar janë regjistruar madje 3.456 paraqitje. Kjo do të thotë se prej vitit 2016, çdo ditë dikush ankohet në dronë.

Në korrik të vitit të kaluar, 27-vjeçari Daniel Kelly u bë personi i parë në botë, i cili shkoi në burg për shkak të përdorimit të dronit. Ai kishte përdorur dronin për trafikimin e cigareve dhe drogës spice në disa burgje.