Bota
Shkronjat

Sulmi amerikan në Siri përmban një mesazh të qartë për Phenianin dhe aleatin e tij kinez, theksojnë ekspertët, por ky i fundit nuk do të mjaftohet për të bindur Korenë e Veriut të heqë dorë nga programi bërthamor.

Fakti që presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi këtë veprim në momentin kur priti homologun kinez nuk ishte shumë pa kuptim, sepse çështja koreano-veriore ishte një çështje kyçe në këtë samit të parë mes dy krerëve.

Përdorimi kaq shpejt i forcës kundër Sirisë erdhi për të mbështetur kërcënimet e Trump-it që, në një intervistë të publikuar nga “Financial Times”, ishte shprehur i gatshëm për të zgjidhur problemin e vetëm koreano-verior, thekson AFP, transmeton ATSH.

Për Kim Yong-Hyun, profesor në Universitetin Dongguk, sulmi amerikan i kryer në reagim të një sulmi kimik të kryer nga regjimi sirian që shkaktoi 87 të vdekur në lokalitetin rebel të Khan Cheikhoun, ishte një deklaratë e qëllimshme, për të cilën Damasku nuk ishte destinatori i vetëm.

“Ishte një mënyrë për t’i thënë Phenianit që ekziston një sherif i ri që nuk do të hezitojë të të sulmojë”, theksoi ai.

Koreja e Veriut nuk ka ndryshuar asgjë në retorikën e saj, duke e dënuar sulmin amerikan si një akt agresioni të patolerueshëm dhe që provon më shumë se një milionë herë korrektësinë e programit bërthamor koreano-verior.

Koreja e Veriut përsërit herë pas here kërcënimin amerikan për të justifikuar programet e saj të ndaluara nga komuniteti ndërkombëtar.

“Sulmi i Trumpit në Siri nuk do të ketë ndikim domethënës në një Kore Veriu të mësuar me kërcënimin amerikan”, deklaroi Joel Wit, nga Instituti amerikano-verior i Universitit Johns Hopkins.

Në vitin 2003, gjatë pushtimit amerikan të Irakut, ish-drejtuesi koreano-verior Kim Jong-Il, me shumë gjasa i bindur se do të ishte i ardhshmi në listë u zhduk për gjashtë javë.

“Djali i tij, lideri aktual, Kim Jong-Un, nuk ka asnjë arsye për të marrë të njëjtat masa paraprake”, deklaroi Chang Yong-Seok, studiues në Institutin e studimeve për paqe në Universitetin kombëtar të Seulit.

“Sulmi në Siri nuk do ta impresionojë, atë që ka armë bërthamore”, theksoi ai.

“Me shumë gjasa ky ishte mesazhi që Pheniani kërkonte të jepte duke publikuar foto të liderit të tij duke buzëqeshur gjatë një vizite në një fermë të kultivimit të kërpudhave.

Prandaj, çështja është ajo e ndikimit të sulmit aemrikan ndaj Kinës, që është aleati më i afërt i Phenianit, vend që mban ekonomikisht flotën e regjimit koreano-verior dhe që gëzon falë kësaj ndikimin më të madh ndaj fqinjit të tij të trazuar.