Bota
Shkronjat

Qasja në Wikipedia është bllokuar në Turqi si rezultat i “një urdhri të përkohshëm administrativ” të imponuar nga Autoriteti Tureistik i Telekomunikacionit (BTK).

Mbikëqyrësi i Internet në Turqi “Freedom”, për këtë bllokadë ka thënë se kanë verifikuar kufizimet që ndikojnë në enciklopedinë e internetit në Wikipedia në Turqi, transmeton Gazeta Express.

“Një bllok që ndikon në të gjitha botimet gjuhësore të internetit u zbulua në orën 08:00 të se shtunës më 29 prill”, ka thënë mbikëqyrësi.

Arsyeja e dhënies së urdhrit është e panjohur.

“Pas analizave teknike dhe bazuar në Ligjin Nr. 5651, masa administrative është marrë për këtë faqe interneti (wikipedia.org) sipas Vendimit Nr. 490.05.01.2017.-182198 të datës 29.04.2017 të zbatuar nga Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit”, thuhet në njoftimin e BTK’së.