Bota
Shkronjat

Turqit që jetojnë në Gjermani nuk do të lejohen që të votojnë në asnjë referendum për kthimin e dënimit me vdekje, ka thënë sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Gjermania i lejoi turqit në Gjermani që të votonin në referendumin e 16 prillit për ndryshimet kushtetuese që ia mundësuan presidentit Recep Tayyip Erdogan zgjerimin e pushtetit, transmeton Express.

Por, shumë autoritete lokale ua ndaluan tubimet e fushatës ministrave turq, gjë të cilën Erdogani e krahasoi me nazizëm, duke shkaktuar mosmarrëveshje diplomatike.

Sot, Merkel i ka konfirmuar deklaratat e zëdhënësit të vet i cili tha para një jave se Gjermania nuk do t’i autorizojë konsullatat dhe ambasadat turke që të veprojnë si qendra votimi për rikthimin e dënimit me vdekje në Turqi, i cili është i ndaluar në të gjitha vendet evropiane.

“Mendoj se është me rëndësi të thuhet se ne nuk mund të japin leje në tokën gjermane për një çështje siç është dënimi me vdekje, të cilin ne absolutisht e refuzojmë,” ka thënë Merkel.