Bota
Shkronjat

Fituese e edicionit të 62-të të Eurovision Song Contest, është Portugalia me këngëtarin Salvador Sobrale, i cili intepretoi “Amor Pelos Dois”.Një eveniment i tillë muzikor, këtë vit u mbajt në Kiev.

Një natë më parë, italiani energjik shoqëruar me një gorillë fallco bashkë me këngëtar portugez me zë të brishtë shiheshin si favoritë në finalen e Eurovizionit, shoë magjepsës me 200 milionë telespektatorë. Me sa duket parashikimet kanë qenë të sakta, pasi portugezi arriti të fitojë këtë kompeticion që po shndërrohet çdo vit në një eveniment gjithnjë e më të ndjekur.

 

Kënga “Amor Pelos Dois” arriti që në natën finale të mbledhë 758 pikë, duke lënë mbrapa këngëtarët nga Bullgaria dhe Moldavia. Portugalia ka 53 vite që është pjesëmarrëse në këtë festival, dhe kjo është hera e parë që ajo i’a del të jetë fituese./Tv Syri Vision/