Bota
Shkronjat

Ambasadorja e Amerikës në OKB Nikki Haley, ka deklaruar se Kim Jong është duke u përgjëruara për luftë.

“Nëpërmjet provës së fundit dhe më të fuqishme të bombës bërthamore, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, "po përgjërohet për luftë"”,  ka thënë e dërguara e SHBA-ve.

Nikki Haley tha në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork se Amerika nuk do luftë, por durimi i saj nuk është "i pakufijshëm ".

SHBA do të paraqesë një rezolutë të re në OKB për të ashpërsuar sanksionet.
Kina, aleati kryesor i Veriut, ka bërë thirrje për negociata dhe Zvicra ka ofruar mbështetjen e saj të ndërmjetësojë.

Moon Jae-in, Presidenti i Koresë së Jugut, bëri thirrje për reagimin "më të fortë të mundshëm" ndaj testit bërthamor, duke përfshirë sanksione të reja të Këshillit të Sigurimit të ri të OKB-së për "izolimin e plotë" të Veriut.