Bota
Shkronjat

Të paktën gjashtë persona janë konfirmuar se kanë vdekur nga tërmeti që po cilësohet si më i rëndi i shekullit. Tërmeti ka goditur sot në Meksikë në orët e para të mëngjesit, sipas orës lokale, me magnitudë 8 shkallë.

Autoritetet në Meksikë kanë paralajmëruar se mund të ndodh edhe tsunami në regjionin që është prekur nga tërmeti, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ky tërmet po cilësohet si tërmeti më i madh i shekullit, andaj edhe qytetarët janë paralajmëruar të evakuohen sa më shpejtë.

Shkalla e saktë e tërmetit u regjistrua të jetë 8.2, dhe ka goditur 165 lindje të Chiapas.

Katër persona është konfirmuar se kanë vdekur në Chiapas dhe dy të tjerë në Tabasco