Gjakova
Shkronjat

Ditë më parë në Gjakovë, qëndroi Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili ishte pjesë I një takimi të përbashkët me nëndegët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjakovë. Ndër të tjera, Hoti për televizionin Syri Vision, ka folur edhe për ndërmarrjen publike “Aeroporti i Gjakovës”. Sipas tij ky aeroport është në funksion.

Ai ka thënë se kjo ndërmarrje do të përdoret në shërbim të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Në lidhje me këtë, Vlora Gojani, drejtoreshë ekzekutive e Aeroportit të Gjakovës, është përgjigjur se nuk janë të përfshirë në diskutimet në instancat qeveritare. Megjithatë ajo, përmes telefonit na ka thënë se mundësia që kjo ndërmarrje të jetë në shërbim të këtyre forcave është e mirëseardhur nga opsioni I dhënë nga qeveria e Kosovës. Gojani ka treguar që para se të ndodhë një gjë e tillë, duhet të bëhet një studim fizibiliteti, për të cilin edhe janë duke kërkuar mënyra për sigurim të fondeve./Tv Syri Vision/