Gjakova
Shkronjat

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga Nisma për Kosovën, Fazli Hoxha së bashku me kandidatët për asamble komunale, në kuadër të fushatës zgjedhore takuan banorët e fshatit Bec të komunës së Gjakovës.

Kandidati Hoxha gjatë shpalosjes së programit politik, garantoj banorët e kësaj ane se me një bashkëpunim dhe efikasitet me qeverisjen e Nismës në Gjakovë, do të ndryshon mirëqenia e të gjithë qytetarëve të Gjakovës. Në këtë takim elektoral u prezantua edhe  kandidati për këshilltar komunal Mujë Binaku i cili u zotua se do te jetë zë i fuqishëm në asamblenë komunale në Gjakovë. Në kuadër të aktiviteteve zgjedhore antarët e kryesisë së Nismës dhe kandidatët për këshilltar bashkëbiseduan edhe  me banorët e fshatit Palabardh.Në këtë takim u tha se me qeverisjen e Nismës në Gjakovë, Palabardhi do të ketë investime në infrastruktur rrugore, ndriqim të rrjetit elektrik, e shumë investime të tjera për të cilat ka nevoj ky fshat. Nisma do të arrijë të jetë zë i fuqishëm, për të arritur që Palabardhi të jetë vend i jetushëm dhe i barabartë si çdo vend tjetër. Në ketë takim u prezantua edhe kandidati për këshilltar komunal Arif Alijaj.