Gjakova
Shkronjat

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramadan Hoti së bashku me disa nga kandidatët për asamble komunale vizituan ndërmarjen publike “Ngrohtoren e Qytetit”.

Me këtë rast ata u pritën nga drejtori Admir Shala I cili njëherit I njoftoi për ngecjet, sfidat dhe sukseset që  kjo ndërmarrje ka. Nga ana tjetër Kandidati për kryetar Ramadan Hoti tha se mbështetja e pushtetit lokal dhe atij qëndror nga qeversija e  PDK-së nuk do të mungojë. Në këtë takim ishte I pranishëmedhe deputeti nga PDK, Hajdar Beqa. Në këtë vizitë elektorale u tha se ngrohtorja e qytetit është një nga ndërmarrjet më të rëndësishme në komunën e Gjakovës. Të gjitha kërkesat  në nivel lokal do të zgjidhen nga kandidati Ramadan Hoti, ndërsa ato në nivel qendror do të zgjidhen nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës./TV Syri Vision/