Gjakova
Shkronjat

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga Lëvizja Vetënvdosje, Driton Caushi ka paraqitur 25 zotimet për Gjakovën.

Shujta flasa për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, rritja e fondit të bursave, transparencë gjatë rekrutimit të stafit të ri në sistemin e arsimit, organizimi i garave të dijes janë vetëm disa prej tyre.

Caushi është zotuar se sektori I shëndetësisë do të jetë prioritet i qeverisjes lokale të udhëhequr nga kjo Lëvizje.

Ndërsa të rinjve u ka premtuar hapjen e Qendrës Multifunksionale për të Rinj, punë praktike për nxënësit e shkollave profesionale dhe të tjera. Ai është shprehur se me atë në krye të Gjakovës, do të rigjallërohet sporti si dhe do të bëhet rivitalizimi i Stadiumit të Qytetit.

Kandidati për të qeverisur me Gjakovën në katër vitet e ardhshme është zotuar se do të ndahen gjysmë milionë euro grante për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme./Tv Syri Vision/