Gjakova
Shkronjat

Fazli Hoxha, kandidat për kryetar të komunës së Gjakovës nga Nisma për Kosovën, është takuar me banorët e fshatit Nivokaz të kësaj komune.

Gjatë këtij tubimi, ai ka shpalosur programin qeverisës për Gjakovën, duke thënë se kësaj radhe me Nismën, fshati Nivokaz nuk do të mbetet i harruar nga qeverisja lokale, sic ka ndodhur deri më tani.

Me këtë rast, edhe është bërë prezantimi i kandidates për anëtarë të Kuvendit Komunal të Gjakovës nga Nisma për Kosovën, Afërsita Smajlit.

 

Gjatë takimit të tij me banorët e fshatit Nivokaz, Hoxha ka kuptuar problemet me të cilat përballen banorët e kësaj ane./Tv Syri Vision/