Gjakova
Shkronjat

Gjithqka nisi  në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Pikërisht qendra e qytetit të Gjakovës ishte vend takimi I vrapuesve të cilët zgjodhën që të bëhen pjesë e Maratonës së Malësisë së Gjakovës.

Para se të niste aventura e tyre sportive të gjithë së bashku bënë fotografi të ndryshme.

Në orën 9 të mëngjesit startoj gjithqka. Ishin rreth 200 vrapues të cilët u bënë pjesë e kësaj gare. U pa që mosha nuk ishte e limituar. Garuesit ishin nga Kosova, Shqipëria, Gjermania, Maqedonia, Ukraina, Hungaria, Irlanda, USA, Kenya etj. Nga qyteti I Gjakovës vazhduan vrapimin drejt Bajram Currit, shtegu I së cilës kishte gjatësi 42.2 km.Gjatë vrapimit nuk pati asnjë incident. Përveq aventures sportive garuesit patën mundësinë që të shijojnë ajrin e freskët dhe bukurinë natyrore që ka Malësia e Gjakovës. Ani pse temperaturat ishin të ulëta e në vise malore kishte rënë edhe borë, maratonistët nuk ndaluan vrapin përkundër kushteve të vështira atmosferike. Kjo garë ishte e ndarë në tri kategori si maratonën e plotë, gjysmë-maratonën dhe atë me stafetë.  Atletët të cilët kishin synim finishin e 42 kilometërshit vazhduan vrapimin drejt këtij shtegu. Maratona e Malësisë së Gjakovës, tashmë e njohur si maratona që promovon zhvillimin e përgjithshëm të zonës së njohur si Malësia e Gjakovës, kishte për synim që ta promovojë këtë zonë si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë turistik, pasi e tërë zona ka kapacitete të mjaftueshme në të dy këto fusha. Vrapuesit arrinin në finish njëri pas tjetrit. Për secilin dhuroheshin medaljet.E pasiqë arritën të gjithë garuesit në finish u ndanë edhe qmimet. Fitues I maratonës 42 km arriti të jetë Bernard Talam nga Kenya, I dyti doli  Willi Korer nga Kenya si dhe I treti Ilir Rrudhani nga Kosova.

Ndërsa fitues nga seniorët ishin: vendin e tretë Biliena Karanqieva nga Maqedonia, vendin e dytë Helena Kimuqia nga Kenya dhe vendin e parë Maureen Jepkoech Kiproni nga Kenya. Qmimet u ndanë edhe për veteranët meshkuj: vendi e tretë e fitoi Arben Selimaj nga Gjermania, vendin e dytë  Zymer Alaja nga Kosova dhe vendin e parë Igonja Killovski nga Maqedonia. Ndërsa Veteranet femra vendin e tretë e zuri Edit Kiss nga Hungaria, vendin e dytë Helen Soget nga Hungaria dhe vendin e parë e zuri  Johana Berisha nga Kosova. Ndërsa në stafet 4 herë nga 10 km vendin e tretë e fituan grupi nga Mitrovica, vendin e dytë grupi nga Maqedonia dhe të parin Trepça 89.

U ndanë edhe qmime të tjera për garuesit fitues të gjysmë maratonës apo 21 km, në kategoritë: stafet apo 4 herë nga 1- km, pastaj për veteranët dhe senioreët. Të shumtë ishin garuesit që kishin ardhur nga shtete të ndryshme.

Kjo Maratonë u përgëzua edhe nga nënkryetarja e Bashkisë së Tropojës.

Përveq aventurës sportive garuesit patën mundësinë që të argëtohen me valle shqipëtare. Të gjithë ata që vrapuan e shënuan një kapitull të ri në organizmin e aktivitetit sportiv dhe atij promovues, shënuan historinë e re të Malësisë së Gjakovës dhe hoqën kufirin në mes të mundurës dhe të pamundurës. Ndërsa Gjakova është e para në rajon që organizoi maratonën e parë 42 KM. /TV Syri Vision/