Gjakova
Shkronjat

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramadan Hoti së bashku me disa nga kandidatët për këshilltar komunal në kuadër të aktiviteteve zgjedhore mbrëmë  u takuan me banorët e fshatit Nivokaz të komunës së Gjakovës.


Në këtë takim elektoral I pranishëm ishte edhe minstri I Inovacionit dhe ndërmarrësisë, Besim  Beqaj dhe deputeti Hajdar Beqa.

Kandiati për kryetar Ramadan Hoti gjatë shpalosjes së programit politik, premtoi se për komunën e Gjakovës do të ketë buxhet të dyfishuar.

Nga ana tjetër kandidatët për asamble komunale të cilët janë nga rajoni I Rekës së Keqe kërkuan votën e banorëve të kësaj ane.

 

tha se me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës në krye me Ramadan Hotin dhe me kandidatët për asamble,  komuna e Gjakovës do të ketë qeverisje të mirëfilltë dhe shumë të suksesshme. /TV Syri Vision/