Gjakova
Shkronjat

 

Në kuadër të fushatës zgjedhore që po bën Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë me aktivistët dhe kandidatët e AAK-së në vazhdimësi po njoftohen me problemet me të cilat ballafaqohen banorët e komunës së Gjakovës.

Kandidati për kryetar nga ky subjekt politik, Ardian Gjini  gjatë bashkëbisedimit me banorët e fshatit Nec tha se e kemi qeverinë qëndrore do ta kemi edhe qeverinë lokale.

I pranishëm në këtë takim ishte ministri I Infrastrukturës, Pal Lekaj , deputet nga AAK, Lahi Brahimaj dhe Tetuta Haxhiu të cilët kërkuan votën e banorëve të fshatit Nec.

Në këtë takim u prezantua edhe kandidati për asamble komunale nga fshati Nec, Nik Hiseni

 

Kërkesat e banorëve të fshatit Nec që ishin të drejtuara ndaj institucioneve komunale e qeverisë qendrore  kandidati Gjini tha se do ti marrin parasysh dhe pas marrjes së udhëheqjes së komunës do ta përmirësojmë jetën e tyre. /TV Syri Vision/