Gjakova
Shkronjat

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Driton Caushi, është takuar me përkrahësit e tij nga bashkësia lokale një.

I pranishëm në këtë tubim ishte edhe deputeti nga radhët e kësaj partie, Dukagjin Gorani.

Në anën tjetër, Caushi është shprehur se ka ardhur dita kur Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja shpresë. Në lidhje me 25 zotimet tashmë të publikuara, ai ka thënë se do t’iu përmbahen deri në fund të mandatit.

 

Gjatë këtij takimi, poashtu janë prezantuar kandidatet për anëtare të Kuvendit Komunal të Gjakovës, Blerta Spahija dhe Klodina Kryeziu Hana. /TV Syri Vision/