Gjakova
Shkronjat

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Driton Caushi, është takuar me banorët e fshatit Rogovë.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e rajonit të Hasit, Çaushi tha se gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje një nga prioritetet kryesore është arsimi cilësor. Të pranishëm në këtë takim elektoral ishin edhe deputetet nga radhët e kësaj partie, Arber Rexhaj dhe Frashër Krasniqi të cilët thanë se rruga dhe koncepti jonë politik është një shtet i drejt. Gjatë këtij takimi u prezantuan disa nga kandidatët për asmable komunale nga ky subjekt politik. Ndër të tjera kandidati për kryetar Driton Çaushi tha se lëvizja vetëvendosje në programin e saj ka 25 parime, në mesin e tyre janë uji i pijshëm,  infrastruktura, shëndetësia etj, të cilat do t’iu përmbahemi deri në fund të mandatit./TV Syri Vision/