Gjakova
Shkronjat

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakvës nga Aleanca Kosova e Re, Edmond Dushi së bashku me kandidatët për asamble komunale takuan banorët e fshatit Gerqinë.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e rajonit të Hasit, Dushi shpalosi  programin politik të AKR-së, ku sipas tij nga parimet e këtij programi është arsimi. Dushi përmendi edhe disa projekte për planin zhvillimor të komunës së Gjakovës. Në këtë takim u prezantua edhe kandidati për asamble komunale i cili është nga fshati Gerqinë Fadil Berisha. Ndër të tjera u tha se  gjatë qeverisjes së AKR-së  në Gjakovë do të punohet në realizimin e kërkesave në interes të popullatës gjakovare, si në arsim, punësim, zhvillim tregtar e industrial dhe në shëndetësi./TV Syri Vision/