Gjakova
Shkronjat

Kandidati i Nisma për Kosovën për kryetar të Gjakovës, Fazli Hoxha gjatë takimit me banorët e rajonit të Dushkajës ka garantuar se do të përmirësojë mirëqenien e qytetarëve të komunës së Gjakovës.

Hoxha tha se ka ardhur koha që qytetarët e Gjakovës të ndëshkojnë me votë të gjithë ata që nuk kanë mbajtur premtimet e tyre, ndërsa ka ftuar ata që të mbështesin Nisma për Kosovën në mënyrë që qyteti të përjetojë zhvillimin e merituar. Në këtë tubim elektoral i pranishëm ishte edhe Kryetari i Nisma për Kosovën dhe njëherit zëvendës kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj i cili tha se me kandidatin e tyre për kryetar të komunës, Gjakova do të jetë në duar të sigurta. Gjatë shpalosjes së programit politik kandidati Hoxha tha se Nisma ka planifikuar të përfundojmë infrastrukturën rrugore e cila rreth 30% është pa u kry, do të bëhet digjitalizimi i sistemit të shëndetësisë, do të mbjellim drurë të ndryshëm që të mos quhet më “Gjakova e Kuqe”, por “Gjakova e Gjelbëruar”. Poashtu Hoxha premtoi edhe hapjen e qendrave të kulturës, ndërtimin e 4 çerdheve në qytet dhe 4 tjera në fshatra, si dhe zhvillimin e turizmit./TV Syri Vision/