Gjakova
Shkronjat

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës nga Aletrnativa Mimoza Kusari-Lila së bashku me disa nga kandidatët për këshilltarë komunal në kuadër të aktiviteteve zgjedhore sot ka vizituar qumështoren “Gexha” në Gjakovë.

Gjatë kësaj vzitie ajo u njoftua me sfidat dhe sukseset që ka ky biznes i prodhimit. Kusari Lila tha se Alternativa ka në program fuqizimin dhe  ndërlidhjen e shkollave profesionale me bizneset e komunës së Gjakovës. Ajo premtoi se gjatë qeverisjes saj do të jetë ende më afër bizneseve për të zgjidhur problemet e infrastrukturës, asistimit në punësim si dhe ato të prezantimit dhe promovimit të produkteve të prodhuara në Gjakovë. Nga ana tjetër menaxheri i këtij biznesi, Albert Gexha tha se ka qenë përfitues i granteve të ndara nga kuvendi komunal në qverisjen e kaluar. Ndër të tjera liderja e Alternativës Mimoza Kusari Lila, është shprehur e gatshme të ofroj të gjitha mundësitë nën kapacitetin e qeverisjes lokale në mënyrë që Komuna në vazhdimësi të mbështes në të gjitha format sektorin e biznesit pasi që kjo është mënyra më e mirë për rritjen e zhvillimit ekonomik në Gjakovë./TV Syri Vision/