Gjakova
Shkronjat

Performanca e cila ka nisur që një kohë në Kosovë dhe që quhet “Kosova është Kudo” është mbajtur edhe në Gjakovë.

Katërmbëdhjetë autorë nga vendi jonë dhe Zvicra kanë prezantuar letërsinë së bashku në formë të një performance në skenën e Teatrit të Qytetit “Hadi Shehu”

Fjalë për skenë e jo për letër. Ky është koncepti I performancës “Kosova është kudo”. Katërmbëdhjetë autorë nga Kosova dhe Zvicra dalin në skenë së bashku dhe prezantojnë letërsinë si një lloj performance. Një spektakël i tillë filloi në Qendrën Multimediale në Prishtinë për të vazhduar edhe në disa qytete të Kosovës, në mesin e tyre edhe në qytetin e Gjakovës, pikërisht në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.

Performanca e autorëve të “Kosova është kudo” zhvillohet në gjuhën shqipe, frënge, gjermane, rome serbe, gjermane dhe turke, të gjitha me titra shqip. Gjatë këtij spektakli, rrëfehen trgime të kirjuara për këtë ngjarje të veqantë ndërkombëtare. Sipas organizatorëve, qëllimi i gjithë kësaj është krijimi I një miqësie të gjatë kulturore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. /TV Syri Vision/