Gjakova
Shkronjat

Para këtyre banorëve të komunës së Gjakovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjakovë ka shpalosur programin qeverisës 2017-2021.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ministri i infrastrukturës Pal Lekaj, i cili ka thënë se Gjini do të ketë përkrahjen e qeverisjes qëndrore për projektet e planifikuara në Gjakovë.

Gjatë këtij tubimi është bërë edhe prezantimi i kandidatit për anëtar të Kuvendit Komunal të Gjakovës, Erzen Valës.

 

Gjatë prezantimit të programit qeverisës lokal të AAK-së për Gjakovën, prezentë ishin edhe struktura të tjera udhëheqëse të këtij subjekti politik. /TV Syri Vision/