Gjakova
Shkronjat

Kështu u prit kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila nga përkrahësit e saj nga bashkësia e parë lokale.

I pranishëm këtu ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Alternativa, Ilir Deda. Sipas tij, Kusari-Lila mandatit të saj qeverisës në Gjakovë, dëshmoi vizionin dhe përkushtimin për këtë komunë.

Në anën tjetër Kusari-Lila është shprehur optimiste se do të qeverisë edhe katër vitet e ardhshme në Gjakovë, në mënyrë të ndershme.

 

Kusari-Lila është shprehur se Alternativa ka një super listë të kandidatëve për anëtarë të Kuvendit Komunal të Gjakovës. Ajo ka thënë se bashkë me këta kandidatë do të qeverisin për të finalizuar projektet e nisura gjatë mandatit të kaluar. /TV Syri Vision/