Gjakova
Shkronjat

Kandidatja për mandatin e dytë si kryetare e komunës së Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila së bashku me ekipin e saj nga ky subjekt politik mbrëmë janë takuar me banorët e fshatit Pononshec.

Para banorëve të kësaj ane, Kusari-Lila ka folur për projektet e realizuara gjatë qeverisjes së kaluar, dhe ato të cilat janë në implementim e sipër.

Gjatë këtij takimi është prezantuar edhe kandidatja për anëtare të Kuvendit Komunal të Gjakovës, Mirdita Ademaj e cila gjatë tri mandateve të fundit mori besimin e këtyre banorëve për t’i përfaqësues. Ademaj është shprehur se si rezultat i punës nga qeverisja Kusari-Lila për këtë anë, ka vendosur ti bashkohet subjektit politik Alternativa.

Me këtë rast Kusari-Lila ka thënë se varrezat e dëshmorëve, rrugët e fshatit, investimet në kanalizim dhe projekte të bujqësisë për Ponoshec dhe fshatërat E Rekës së Keqe në katër vjeqarin e kaluar janë në vlerë prej rreth 3 milionë euro projekte në infrastrukturë ndërsa në shkollat e kësaj ane u investuan,më shumë se 476 mijë euro./Tv Syri Vision/