Gjakova
Shkronjat

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Driton Caushi së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqajn janë takuar me banorët e fshatit Batushë.

Në fjalën e tij drejtuar këtyre banorëve, Molliqaj është shprehur se nëse qytetarët e komunës së Gjakovës duan të ndalin korrupsionin, atëherë ata duhet të votojnë Caushin për të qeverisur me këtë komunë në katër vitet e ardhshme.

Ndërkaq Caushi ka thënë se në mandatin e tij si kryetar i Gjakovës, së bashku me ekipin e tij do të vendosin rend dhe rregull, ku cdo qytetar do të ndihet i barabartë.