Gjakova
Shkronjat

Fazli Hoxha, kandidat për kryetar të komunë së Gjakovës nga Nisma për Kosovën së bashku me kadidatë për anëtarë të Kuvendit Komunal, kanë vizituar Ngrohtoren e Qytetit.

Hoxha është zotuar se me ardhjen e tij në krye të komunës së Gjakovës, do të fuqizojnë këtë ndërmarrje dhe problemet do të zgjidhin së bashku me udhëheqësit dhe të gjithë punonjësit e saj.

Në anën tjetër udhëheqësi i kësaj ndërmarrjeje, Admir Shala u ka treguar përfaqësuesve nga Nisma për veprimtarinë në në ngrohtore, dhe rëndësinë që ka për qytetarët e komunës së Gjakovës.

 

Gjatë këtij takimi, punonjësit e kësaj ndërmarrjeje janë shprehur optimistë që kushdo që merr qeverisjen në Gjakovë, do t’iu ofrojë mbështetje dhe do të realizojë premtimet e dhëna gjatë kësaj fushate, për të cilën gjë dakord u shpreh edhe kandidati nga Nisma, Fazli Hoxha./Tv Syri Vision/