Gjakova
Shkronjat

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga Nisma për Kosovën, Fazli Hoxha,së bashku me kandidatët për asamble  komunale takuan banorët e lagjës Gerqar në Gjakovë.

Gjatë shpalosjes së programit politik Të Nismës, Hoxha tha se prioritt gjatë qeverisjës së tij do të jetë zgjidhja e banimit të mbi 130 familjeve të cilat janë në gjendje të rëndë socio-ekonomike. Ai premtoi se një anëtarë i këtyre familjeve do të jetë i punësuar. Hoxha foli edhe për projekete në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Kandidati për kryetar nga NISMA Fazli Hoxha ndër të tjera premoti se në komunën e Gjakovës do të ndërtohen 4 ndërtesa për banimin social. Në këtë takim elektoral u prezantuan kandidatët për këshilltarë komunal nga Nisma, Skender Avdiu dhe  Lirije Kërleshi të cilët kërkuan besimin nga banorët e lagjës Gerqarë si dhe u shprehën se do të jenë zëri i tyre në asamblenë komunale./TV Syri Vision/