Gjakova
Shkronjat

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal, në kuadër të fushatës zgjedhore në një takim me banorët e qytetit të Gjakovës thanë se do të realizohen projekte të rëndësishme të cilat do të gjejnë mbështetjen edhe nga niveli qendror. 

Në këtë takim elektoral u prezantua dhe kandidatja për asamble komunale Leonora Lyta. Kandidati për kryetar nga ky subjekt politik, Ardian Gjini  gjatë  bashkëbisedimit me të pranishmit tha se të gjitha kërkesat e qytetarëve të komunës së Gjakovës që drejtohen ndaj institucioneve komunale dhe qeverisë qendrore do të mirren parasysh dhe pas marrjes së udhëheqjes së komunës do ta përmirësohet jeta e qytetarëve./TV Syri Vision/