Gjakova
Shkronjat

Ministri i Infrastruktures, Pal Lekaj ka qendruar në Gjakovë me qellim  që të  inspektimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Skivjan-Novosellë në Komunën e Gjakovës.

Ministri  Lekaj me bashkëpunëtorët e tij i shoqëruar edhe nga kryetari i degës së AAK-së, Ardian Gjini dhe deputetja nga AAK, Teuta Haxhiupanë nga afër zhvillimin e punimeve të cilat janë në fazen e parë. Rruga Skivjan-Novosellë ka një gjatësi rreth 2 km si dhe kap vlerën prej 180 mijë euro, investim ky nga ministria e infrastrukturës. Ministri Lekaj përmendi edhe projekte të tjera të cilat  janë realizuar nga ministria e Infrastrukturës. Sipas punëkryesit ky projekt do të realizohet shumë shpejtë. Gjatë ditës së sotme ministri Lekaj ka inspektuar edhe projekte të tjera tjera infrastrukturore në komunën e Gjakovës.Ai u zotua se nuk do të ketë prolongim të realizimit të projekteve dhe se nuk do të ndalet asnjë projekt./TV Syri Vision/